I plagosur e tenton të futet në furgon – Pamje si në filma të grabitjes pranë ‘Albi Mall’ (Video)

18 mars 2025 | 22:48

Janë publikuar pamjet e grabitjes me armë që ndodhi mëngjesin e së hënës, pranë qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik.

Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është pjesëtari i sigurimit nga kompania e sigurimit “Istanbul Ozel Guvenlik”, Fahri Ademi, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po transportonte para.

Ndërkaq, personi tjetër i plagosur është një nga grabitësit, 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.

IndeksOnline ka publikuar pamjet nga momenti kur nisën shkëmbimet me armë zjarri mes grabitësve dhe pjesëtarit të sigurimit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, e quajti…