I plotësoi dëshirën nipit të tij, por përfundoi në polici
01 janar 2024
| 13:34
Një burrë në Hungari i plotësoi dëshirën nipit të tij, por përfundoi në polici.
Një histori e pazakontë ka ndodhur në Balatonfired të Hungarisë.
Teksa një veturë po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar në një parking, policia përjetoi një befasi.
Ata u drejtuan drejt veturës për të parë se çfarë nuk po shkonte me të, por frenimi i papritur i shpëtoi nga një përplasje e mundshme.
Për habinë e tyre, në timon ishte një djalë 13 vjeçar, ndërsa në ulësen e pasagjerit ishte i ulur gjyshi i tij.
Gjyshi i shpjegoi policisë se donte t’i plotësonte dëshirën për festat e fundvitit nipit të tij, prandaj e la të drejtonte veturën, gjë që i kushtoi një gjobë për drejtimin pa patentë.