I plotësuan certifikatën e vdekjes, zemra e foshnjës rreh sërish
19 shkurt 2020
| 11:29
Një foshnjë që u shpall tri herë pa jetë nga mjekët u gjet duke marrë frymë brenda arkivolit nga prindërit.
Foshnja mendohet se kishte vdekur gjatë lindjes së parakohshme në javën e 27-të të shtatzënisë, pa hyrë ende në muajin e shtatë, shkruajnë mediat e huaja.
Por prindërit mbetën të shokuar kur zbuluan se ai ende po merrte frymë disa orë më vonë.
Ngjarja ka ndodhur në Santa Cruz, në Bolivinë Lindore. Autoritetet policore në Bolivi janë duke hetuar në lidhje me ngjarjen dhe po e trajtojnë çështjen si rezultat i një pakujdesie mjekësore, megjithëse mjekët pretendojnë se ky rast është një “mrekulli”.