I propozoi me unazën 2.5 milionë dollarë/ Jeff Bezos dhe partnerja e tij do të kurorëzojnë dashurinë për Krishtlindje

15 nëntor 2024 | 11:09

Manjati i pasur i teknologjisë, Jeff Bezos, do të kurorëzojë dashurinë me të dashurën e tij, Lauren Sanchez. Mediat e huaja shkruajnë se dasma pritet të zhvillohet për sezonin e Krishtlindjes në Aspen, Kolorado.

Gjithashtu thuhet se në ceremoninë madhështore pritet që të marrin pjesë ajka e Hollywood-it dhe shumë biznesmenë të mëdhenj ndërkombëtar.

60-vjeçari dhe gazetarja 54-vjeçare po përgatiten me ethe për dasmën e tyre në Aspen piktoresk të mbuluar me borë, i cili është një destinacion i preferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për entuziastët e skive.

“Ata po planifikojnë një ceremoni me një kosto të tepruar”, tha një burim pranë çiftit.

Kujtojmë se Bezos i propozoi Sanchezit në maj të vitit 2023 me një unazë fejese prej 2.5 milionë dollarë me diamant rozë, ndërsa ata po pushonin në jug të Francës me jahtin e tij ultraluksoz.

Çifti filloi të takohej teksa divorci i Sanchez nga bashkëshorti i saj prej 13 vitesh, Patrick Whitesell, me të cilin ka dy fëmijë, ishte ende në pritje.

Bezos dhe Sanchez dolën publikisht si çift në vitin 2019. Pas fejesës së tyre, ata organizuan një festë të madhe në Positano të Italisë me të ftuar Bill Gates, yllin e Hollywood-it Leonardo DiCaprio dhe Mbretëreshën Rania të Jordanisë, sipas faqes së internetit “Page Six”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) duhet të rishqyrtojë sanksionet kundër Rusisë, pasi…