I publikuan letrën e shkruar të atit, Meghan Markle mposht gazetat angleze

12 shkurt 2021 | 11:14

Fitore për Dukeshën e Sussexit, Meghan Markle. Kjo e fundit ka arritur që të fitojë gjyqin ndaj tabloidit britanik, të cilin e kishte paditur për shkelje të privatësisë.

“Mail” dhe “Mail on Sunday” kanë publikuar më herët letrën e shkruar me dorë babait të saj, Thomas Markle, në vitin 2018. Si pasojë, Dukesha e Sussex paditi publikuesin e gazetës “Associated Newspaper Limited”, pasi tabloidët janë pjesë e këtij grupi.

Mediat a huaja shkruajnë se gjykatësi i rastit ka vendosur për një gjykim të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së gjykimit të plotë.

Gjithashtu bëhet e ditur që të mbahet edhe një tjetër seancë dëgjimore lidhur me këtë rast. Ndërsa më 2 mars të këtij vitit, do të vendoset përcaktimi i hapave të radhës.

Image result for meghan markle

Image result for meghan markle

Image result for meghan markle

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, beson se “dardanët” mund të…