I qetë, vazhdon të pijë cigaren përpara grabitësit të armatosur
Ky është njeriu më i ftohtë në botë.
Klienti i një lokali në një lagje të quajtur Behrmanns, në SHBA është cilësuar si njeriu më gjakftohtë në botë, pasi u bë dëshmitar i një grabitjeje të armatosur disa ditë më parë. Tony Tovar shihet duke pirë një gotë në lokalin e lagjes kur brenda tij hyri një grabitës i armatosur.
Grabitësi iu kërkoi të gjithë klientëve dhe stafit të ulen në tokë dhe t’i dorëzojnë paratë dhe telefonat e tyre, sipas NBC News.
Të gjithë të tmerruar vepruan siç kërkoi grabitësi, përveç Tovar, i cili nuk reagoi aspak kur grabitësi i drejtoi armën në fytyrë, përkundrazi vazhdoi të pinte i qetë një cigare.
Pasi videoje e kapur nga kamerat e lokalit u publikua, ai u cilësua, jo më kot, njeriu më i ftohtë në botë./Marrë nga Huffington Post