I quante vaksinat mashtrim, mesazhi para vdekjes i prezantuesit që vdiq nga Covidi

09 gusht 2021 | 12:08

Drejtuesi i një programi radiofonik e cila ishte kundër vaksinimit, ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19.

65-vjeçari Dick Farrel vdiq të mërkurën, në Palm Beach në Florida, pas ndërlikimeve të shëndetit të lidhura me Covid-19.

Përpara se të infektohej, Farrel shkruante në llogarinë e vet në “Facebook” se doktori i njohur në ShBA, Anthony Fauci ishte një “gënjeshtar i çmendur”, ndërsa pandeminë e cilësonte si mashtrim dhe tallej me vaksinat.

Një mikeshë e afërt i tij ka thënë se kishte marrë një mesazh nga ai ndërsa ndodhej në spital, ku i lutej të bënte vaksinën.

“Ai më shkroi dhe më tha: ‘bëj vaksinën! Ky virus nuk është shaka! Do të doja ta kisha bërë edhe unë!’”, ka thënë ajo.

Tashmë varianti “Delta” ka prekur një pjesë të mirë të Floridës, duke përbërë rreth një të pestën e rasteve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka…