
I riu “fluturon” në trotuar | Dalin pamjet nga aksidenti i frikshëm pranë Kryeministrisë në Tiranë
Një ditë më parë, dy të rinj u përplasën nga një automjet i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet J.Th.
Dy të rinjtë morën ndihmë mjkeëosre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Së fundi janë publikuar pamjet nga aksidenti i frikshëm.
Në pamje shihet momenti ku qyetari u përplas nga makina, si dhe shoferi i cili vë duart në kokë dhe shtrihet përtokë pasi aksidentoi dy të rinjtë.
J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
21-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar dy të rinjtë të cilët u dërguan menjëherë në spital.
Drejtuesi i automjetit iu nënshtua testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.
Sipas informacioneve të uniformave blu 21-vjeçari është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.