I riu humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal në Divjakë, ndërron jetë

15 maj 2022 | 15:45

Një aksident është shënuar rreth orës 14 e 20 të kësaj të diele në fshatin Fierseman në Divjakë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 31-vjeçari D. D., ka rënë në kanal me automjetin e tij tip “Ford” e kësisoj ka ndërruar jetë.

Ndërkohë bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur ka marrë një fitore me vuajtje ndaj Burnley,…