I riu humb vetëdijen në aeroplanin e linjës Prishtinë – Vjenë, mjeku shqiptar ia shpëton jetën
Gjatë fluturimit të linjës ajrore Prishtinë – Vjenë sot ka ndodhur një rast i pazakontë. Një i ri shqiptar i cili fluturonte me kompanin ajrore “Wizz Air”, gjatë fluturimit është alivanosur dhe ishte në rrezik për jetë.
Por, fatmirësisht në aeroplan ka qëlluar mjeku shqiptar nga Struga i cili jeton në Vjenë, Dr. MRSc, PhD Nuhi Arslani. Ai ka intervenuar menjëherë dhe ka shpëtuar jetën e të riut.
Lajmin e ka bërë të ditur Bahri Troja, zyrtar pranë Institucioneve të qeverisë së Austrisë dhe veprimtar i njohur shqiptar në Austri, i cili ka qenë poashtu prezentë gjatë këtij fluturimi, njofton albinfo.at
“Sot, gjatë fluturimit me Aeroplan (Wizz Air) nga Prishtina për në Vjenë, një djalë i ri pësojë një kollaps. Për disa minuta ai humbi vetëdijen dhe pothuajse ishte në rrezik që edhe jetën ta humbë. Për fat të mirë në Aeroplan ishte edhe mjeku shqiptar nga Struga, Dr. Nuhi Arslani, i cili reagojë menjëherë dhe shumë shpejt e kthej në jetë. U emocionova shumë, gati e humbëm një djalë të ri shqiptar por, në të njëjtën kohë pata një ndjenjë gëzimi që ne si komb kemi njerëz të zot dhe kompetentë në të gjitha fushat.
Të riut që pësojë kollaps i urojë shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë, ndërkaq, Dr. Nuhiut shumë suksese në punë respektivisht profesionin