I riu kap peshkun me “kokë të luanit dhe bisht të dragoit”
17 shtator 2019
| 10:48
Një peshkatar i ri në moshë është tronditur kur ka zënë një peshk që u ngjasonte krijesave jashtëtokësore e që në thelb ishte hibride. Oscar Lundalh, 19-vjeçar, për pak sa nuk është hedhur nga varka e tij e peshkimit kur ka parë specien e çuditshme në grep.
Krijesa njihet me emrin Chimaeras Monstrosa Linnaeus, i cili në mitologjinë greke konsiderohej si një përbindësh hibrid me kokë luani dhe bisht dragoi. Pishku, i cili konsiderohet të jetë 200 milionë vjet i vjetër, jeton në ujëra të thella dhe është tepër vështirë që të kapet.
Peshqit e këtillë janë të padëmshëm për njerëzit dhe ushqehen me krustace si gaforret dhe kërmijtë e detit. Sytë e tyre të mëdhenj besohet se janë zhvilluar për t’i ndihmuar ata të shohin në thellësi të errëta.