I riu kapet me 30 celularë të fshehur në pantallona
30 janar 2020
| 11:26
Policia holandeze ka zbuluar gjatë një koncerti të rokut vjedhjen e 30 telefonave celularë nga një person i cili i kishte fshehur në pantallona të çiklizmit.
Ata dyshojnë se personi në fjalë është një 34-vjeçar i cili besohet se është i përfshirë në një grup grabitësish.
Ai u ndalua pasi fansat e koncertit lajmëruan policinë, teksa kjo e fundit bllokoi të gjitha daljet. Policia dërgoi masa shtesë pas një paralajmërimi nga policia belge. 30 telefonat celularë u vodhën në zonën Antwerp.