I riu lë Kosovën, vëllai i tij bën postimin prekës

18 nëntor 2022 | 09:02

Të rinjtë shqiptar vazhdojnë të marrin rrugën e mërgimit në kërkim të një jete më të mirë, duke lënë pas vetes familjen e shoqërinë në vendlindje.

Njëjtë si pesë vëllezërit e tij, edhe Kushtrim Balaj dje u nis për në kurbet.

Vëllai i tij i cili mbeti në Kosovë, Ismeti, ka bërë një postim prekës në rrjete sociale, duke bërë me dije se përveç Kushtrimit, më parë kishte përcjellë edhe pesë vëllezër tjerë që emigruan në vende të huaja.

“Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!! Jam mbetë krahthyer, kurr ma i dobët nuk jam ni, kurr ma përtokë nuk e kam pa vetën”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

I thyer, i rënduar, i lodhur, i merzitur pas përshëndetjes që ja bana vëllaut tim i cili sot mori rrugën e mergimit.

M’ka ra shumë herë me ba këso përshëndetjesh t’hidhura e deshpëruese.

Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!

Jam mbetë krahthyer, kurr ma i dobët nuk jam ni, kurr ma përtokë nuk e kam pa vetën.

Edhe shtëpin e pashë sot ma të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin.

Rruga e mbarë Kushtrim

Ashtu qysh u nise ti i deshpëruar për në dhe të huaj, njesoj të dëshpëruar e të coptuar me le mua në atdheun tënd dhe timin.!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi beson se ai është personi që…