I riu nga Klina i thotë Kosovës mirupafshim
Një djalosh i ri nga Kosova, nga fshati Caravik i Klinës, i cili ka mbetur pa punë që një vit, që prej falimentimit të aviokompanisë ku punonte, ka treguar se, pavarësisht prej përpjekjeve për të gjetur punë në Kosovë që një vit, me zemër të thyer po e lë Kosovën.
Më poshtë shkrimi i tij shumë prekës:
Mirë u pafshim Kosovë!
Me deshirë dhe pa deshirë sot u pershendeta me vendin tim Kosovën.
Sot nje vit falimentoj kompania per te cilen kam punuar rreth 4 vite, dhe mbeta i pa pune, si une ashtu edhe disa prej shokeve dhe shoqeve te mia.
Qe nga ajo dite nuk kam mundur me te gjej as edhe nje pune, ani pse perpjekjet per te gjetur pune nuk kane munguar.
Si nje djale i ri me nje pervoje pune ne aviacion, i pergatitur nga trajner profesinal Slloven, me nje Anglishte te shkelqyer po ashtu edhe disa gjuhe te tjera, fatkeqesisht nuk mjaftuan qe une te gjej pune.
Nejse, mos me qu ma gjate, Kosove nuk asht qe nuk te don rinia, por faji eshte te ajo se nuk po i ofrohet asgje rinise.
Nane, Babe, Moter, Vella, (sidomos ti NANE ♥️) mos te jau shoh ma as edhe nje lote ne sy, se me emer te Zotit kam me ju ba mu ndi krenar, njejt qysh ju kam ba deri sot.
Kosove prap se prap te dua, sepse je vendi ku kam lindë dhe jam rritë.
(P.S) Fatmiresisht sot po behem bashk me personin e jetes!
Dashni ❤️