I riu nga Mitrovica vdes në aksident tragjik në Gjermani

12 shtator 2021 | 17:58

Një 23-vjeçar nga Mitrovica ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani.

Sipas mediave gjermane i riu mitrovicas kishte humbur kontrollin e makinës së tij për arsyeje të panjohura dhe ishte përplasur në barrierën qendrore.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari nga Regensburg kishte dalur nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri në autoban dhe në fund u përplas.

Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai u hodh nga makina dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti italian Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e…