I riu nga Siria filmon veten nën rrënoja: Nuk e di nëse do të vdes apo mbijetoj
Një djalë i ri nga Siria i cili kishte ngecur nën rrënojat e ndërtesës së shembur, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi këtë vend dhe Turqinë, ka arritur të realizojë dhe publikojë në rrjetet sociale një video nga rrënojat.
Ai shihet i tëri i mbuluar në pluhur duke thënë se nuk e di nëse do të vdesë apo mbijetojë, dhe vazhdimisht thekson se nuk e di të shpjegojë ndjenjën e të qenurit nën rrënoja.
I riu madje tregon se në ndërtesën ku jetonte në momentin kur ndodhi tërmeti, gjendeshin edhe tri apo katër familje tjera.
Në një moment ndërsa fliste fillojnë të bien copëzat e betonit, ndërsa akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij, pavarësisht se disa media që kontrollohen nga qeveria në Siri raportojnë se ai është nxjerrë i gjallë.
Nga ana tjetër numri i përgjithshëm i viktimave të tërmetit në Siri dhe Turqi ka shkuar në mbi 6.500, derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre – pra kërkimin dhe nxjerrjen e të mbijetuarve nën rrënoja.