I riu nga Tetova e pret Granit Xhakën 5 orë para stadiumit të Leverkusenit vetëm me e bërë një foto me të
12-vjeçari nga Tetova, Visar Sinani Junior, idol e ka shqiptarin më të suksesshmen në futboll, Granit Xhakën. Familja e Visarit janë shpërngulë nga një qytet i largët për të jetuar afër Leverkusenit vetëm e vetëm që t’ia plotësojnë dëshirën djaloshit të tyre i cili si fans i Xhakës e ndjek edhe neper klubet që luan ai. Visari Junior i cili mbanë emrin e axhës së vet, deshmorit të kombit Visar Sinanit nga Tetova, sa herë që t’i jepet mundësia ai shkon në stadium për të përcjellë idolin e tij Granit Xhakën. Madje ai falënderon familjen Xhaka që ia kanë dhuruar edhe një ndresë me numrin 34 që është numër familjar i graniti dhe Taulantit. I riu nga Tetova për të bërë një foto me Granitin, ka shkuar në 8.30 e mëngjesit te stadiumi i Leverkusenit dhe ka pritur deri në ora 13:00 vetëm për të bërë një foto të cilën edhe e ka realizuar. Edhe Visari pretendon të ndjekë hapat e idolit të tij që një ditë të luaj edhe ai për ekipe të mëdha. /s.z/.