I riu plagos me thikë policin në ambientet e qendrës së votimit në Shqipëri, detajet e para
25 prill 2021
| 20:40
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Arrëz, ku një i ri ka plagosur me thikë një punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.
Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij.