I riu që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me motor në Mitrovicë

24 qershor 2024 | 08:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Mitrovicë, ku pas një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, mes një veture, një kamionete dhe një motoçiklete, humbi jetën një person. Viktima është i moshës së re, i cili fatkeqësisht vdiq në vend.

Ky rast ka tronditur gjithë familjen Ferati, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e Qëndrimit.

I riu Qëndrim Ferati është djali i Shefit të inspektorëve të trafikut rrugor në Komunën e Mitrovicës.

Lajmi u konfirmua dje edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili po ashtu njoftoi se lëndime ka pësuar edhe një person tjetër.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar në  dalje të  Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në  aksident janë  përfshirë  tri automjete një  veturë , një kamionetë  dhe një  motoçikletë,  ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën  motoçiklisti. Ndërsa  lëndime ka pësuar edhe  një  person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal  në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Zahitit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e…