I rrethuar nga fëmijët, Rama uron Krishtlindjen
25 dhjetor 2019
| 12:17
I gjendur në mesin e fëmijëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar përmes një postimi në “Facebook” festën e Krishtlindjes.
Në fotografinë e publikuar, Rama shihet i buzëqeshur teksa shkruan “Gëzuar Krishtlindjet”.
Më herët mëngjesin e sotëm, Rama ka shpërndarë një thënie të Papa Françeskut.
“Zoti nuk i jep kurrë dhuratë atyre që nuk janë në gjendje ta marrin! Ai na ka dhënë Krishtlindjet, sepse të gjithë ne kemi aftësinë t’i kuptojmë e t’i mirëpresim”, ka shkruar Rama.