I rritet fama “Ovës”
Filmi turk “7 Kogustaki Mucize”, përkthyer në gjuhën shqipe “Mrekullia në qelinë numër 7”, po komentohet shumë në gjithë botën. Tema e këtij filmi ka të bëjë me dashurinë e një vajze dhe babait me aftësi të kufizuara mendore.
Vajza e vogël, e cila në mënyrë profesionale luan rolin e “Ovës”, është aktorja Nisa Sofiya Aksongur.
Nisa me rolin në këtë film ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve jo vetëm të shikuesve të serialit, por edhe të regjisorëve turq të cilët po e vlerësojnë si njërën prej aktoreve më të talentuara të moshës së saj. Por, kush është vogëlushja në jetën reale?
Nisa ka lindur në vitin 2011 në Stamboll, ku edhe jeton me familjen. Ajo përvojën e parë të aktrimit e ka pasur në personazhin e “Hanzades”, i luajtur në serialin “Kösem” në vitin 2015. Në të njëjtin vit ajo u angazhua edhe në serialin “Adını Sen Koy”, ku vogëlushja i dha jetë personazhit të “Asya”. Përveç këtyre roleve aktorja 9-vjeçare gjithashtu është pjesë e disa reklamave televizive në Turqi.
Kur jemi te “Yedinci Kogustaki Mucize” theksojmë se ky film nuk është i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Për herë të parë u publikua në tetor të vitit 2019 në Netflix, ndërsa ende po vazhdon të ketë audiencë dhe shikueshmëri të madhe.