I sanksionuari i ShBA-së, pjesëmarrës në seancën e Vuçiqit për Kosovën
02 shkurt 2023
| 13:13
Milan Radojiçiq, i akuzuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe “koka e krimit” në zonat veriore të Kosovës të banuara me serbë është pjesëmarrës në seancën parlamentare të Kuvendit të Serbisë ku po raporton Aleksandër Vuçiq për negociatat me Kosovën.
Kështu ka raportuar mediumi serb, “Danas”. Prezenca e Radojiçiqit po ndodh një ditë pasi i pari i Serbisë është telefonuar nga sekretari Amerikan i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken.
Përkundër që Blinken e ka përshkuar Vuçiqin si konstruktiv, ky i fundit e merr si shoqërues Radojiçiqin edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë.
Radojiçiqi është i sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit të Shtetit për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.