I shërbyen deri në orën 2 të mëngjesit/ Ja gjesti i veçantë me të cilin Rihanna shpërbleu kamarierët
05 shtator 2022
| 11:34
Rihanna mund të ketë kërkuar favore shtesë nga stafi i restorantit me yje Michelin, Caviar Russe, por ajo bëri çmos për të ndihmuar stafin të mbaronte sa më shpejt turnin.
Këngëtarja u kërkoi që të qëndronin pak më shumë se fundi i orarit, në mënyrë që ajo dhe miqtë e saj të shijonin darkën. Por kur ata mbaruan bisedë, Rihanna ndihmoi stafin të pastronte vendin, si një gjest mirënjohjeje dhe kthimi të nderit.
Sipas një raporti të PageSix, ajo dhe gjashtë miqtë e saj shijuan havjar, shampanjë dhe sashimi në barin e restorantit deri në dy të mëngjesit. Në fund të natës, këngëtarja ndenji duke ndihmuar stafin të pastronte dhe të vendoste stolat e barit në vendin e tyre. Gati për të nesërmen.