I shiti virgjërinë politikanit për 1.3 milionë funte
Ka fituar 1.3 milion funte me shitjen e virgjërisë një deputeti britanik rreth të 50-ve, thotë se planifikon që këto para t’i përdorë për ndërtimin e karrierës së saj.
Ajo beson se mundësia që ta shet marrëdhënien e parë intime “është një hap i rëndësishëm drejt emancipimit”.
Lia ka pranuar se fillimisht është argëtuar me pasanikun për afro dy muaj, kurse ai e paguante rreth 17,700 funte në muaj. Kështu më pas ky politikan vendosi të ketë marrëdhënie intime me Lian, por një gjë të tillë e bëri përmes agjencisë “Cinderella Escorts” që u mundëson vajzave shitjen e virgjërisë me çmim sa më të mirë të mundshëm, transmeton “Telegrafi”.
Ajo tregon se si ka vendosur të marrë një vendim të tillë – duke pretenduar se gjithë këtë e bën për të ndërtuar karrierë në biznesin e pronave të paluajtshme.
“Tashmë kam filluar të ndje ligjëratat dhe të marrë pjesë nëpër seminare”, ka deklaruar kjo vajzë e re e cila thotë se tani dëshiron të jetojë në Londër, në një lagje “të sigurtë” ku nuk do të ketë “stres financiar sa i përket marrjes me qira të ndonjë apartamenti”.
“Do të filloja të ndërtojë karrierë në biznesin e pronave të paluajtshme, pasi puna si freelancer nuk është diçka e mirë pasi nuk keni stabilitet financiar”, ka shtuar ajo.
Lia ka pranuar se aktualisht jeton me të ëmën që di gjithçka për planet e saj dhe e përkrah fuqishëm. Ato kanë raporte të shkëlqyera, dhe e kupton sesi çdo femër në fund e braktis mashkullin me të cilin për herë të parë ka kryer marrëdhënie intime.
Ajo thotë se burrë me të cilin ka pranuar të ketë marrëdhënie intime është një “zotëri” dhe shumë i arsimuar, me “ndikim të madh në Londër”.
“Është emocionuese të takohesh një burrë me kaq shumë ndikim. Më impresionon fakti që madje ka shofer dhe truprojë personal. Një burrë i tillë më intereson”, ka shtuar ajo.