I shkaktoi lëndime trupore një personi, arrestohet një punonjës i policisë
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një punonjës të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
IPK ka njoftuar se të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tuhet në njoftimin e Inspektoratit.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
IPK ka pranuar përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin së një punonjës i PK-së ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë.
Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe eprorët e tij në PK për procedim të mëtutjeshëm në aspektin disiplinor.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.