“I shkruajnë tekstet si unë”, me kë e ka Dafina Zeqiri?

31 maj 2021 | 16:08

Dj Geek dhe Vig Poppa kanë publikuar projektin e tyre më të ri që mban titullin “Futja Kepen”. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku, duke arritur brenda kaq pak kohësh më shumë se 150 mijë klikime në “Youtube”.

Pjesë e klipit të këngës është edhe Dafina, e cila ka shpërndarë një pjesë nga videoklipi duke e përshtatur me disa fjalë të teksitit që duken si një thumb ndaj kolegëve.

“Hala po veshin si unë. I kanë gjestet si unë. I shkruajnë tekstet si unë. Edhe shprehen si unë. Po nuk bohen si unë, se s’munohen si unë.”, ka shkruar Dafina.

Nuk dihet se kujt i është referuar me këto fjalë, por kohët e fundit është përfolur për një krisje të raportit me Taynën. Replikat mes tyre në rrjete sociale nuk munguan gjë që përforcoi dhe më tepër thashethemet se dy artistet kanë prishur raportet.

“I shkruajnë tekstet si unë”, me kë e ka Dafina

“I shkruajnë tekstet si unë”, me kë e ka Dafina

“I shkruajnë tekstet si unë”, me kë e ka Dafina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Shqipërisë luhet me prani të limituar të tifozëve.…