I shpërqendruar nga telefoni, udhëtari shpëton për mrekulli nga aksidenti (Video)

17 tetor 2024 | 20:12

Ky është momenti kur ky udhëtar i shpërqendruar nga telefoni i tij ecën drejt shinave të një treni në Buenos Aires.

Qytetari i cili ishte pak centimetra larg nga treni i cili rrezikonte t’i merrte jetën shpëton në sekondën e fundit pasi bën një hap pas.

Pamjet tregojnë në mënyrë perfekte sesi, përpara se të afrohej treni, i riu ngriti sytë nga telefoni dhe sheh trenin duke reaguar me shpejtësi.

Në pamje tregohet edhe goditja që ka marrë në duar pasi treni ishte shumë afër dhe telefoni i bie nga dora.

Kalimtarë të tjerë të pranishëm afrohen për t’i dhënë ndihmë të riut megjithatë nuk ka pësuar lëndime të rënda. Ky rast është cilësuar si një mrekulli nga mediat argjentinase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë departamente në Francë u vunë në alarm të kuq…