I shumëpërfoluri nga Simmons gjyqtar në rastin e Gucatit e Haradinajt

16 korrik 2021 | 20:19

Sot është dita e përcaktuar për transferimin e dosjes së Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt nga gjyqtari i Procedurës Paraprake, tek Trupi Gjykues.

Në këtë të fundit, janë caktuar katër gjyqtarë: Charles Smith, Christoph Barthe, Guenael Mettraux si dhe Fergal Gaynor që do të jetë gjyqtar rezervë.

jë ekip prej katër gjyqtarësh është caktuar në Trupin gjykues në rastin e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit në Gjykatën Speciale në Hagë. Në skuadër do të jetë edhe Charles Smith, teksa nuk përjashtohet mundësia që ai të zgjidhet edhe kryetar i Trupit Gjykues.

Charles Smith është emër i njohur për opinionin kosovar. Amerikani për tri vite ka punuar në Kosovë, në kuadër të misionit të EULEX-it. Aty ai njëherë u zgjodh kryetar dhe nënkryetar i Kuvendit të Gjykatësve të EULEX-it, më 2011-2012 si dhe 2013.

Sidoqoftë, emri i Charles Smith u riaktualizua së fundmi kur ish-kryegjyqtari i EULEX, Malcolm Simmons raportoi për skandalet brenda këtij misioni në Kuvendin e Kosovës. Simmons, në raportin që e posedon lajmi.net, pretendonte se Smith ka ndërhyrë në shumë procese gjyqësore të cilat i ka pasur në dorë misioni ligjvënës i Bashkimit Evropian.

Madje, ai e akuzonte atë për ndërhyrje të pastër në rastin “Kleçka”, ku ishte i përfshirë Fatmir Limaj.

 

Tutje, Smith nga Simmons akuzohej edhe për ndërhyrje në një proces tjetër të cilin e kishte në dorë një gjyqtare e EULEX. Sipas Simmons, Smith i bënte presion asaj duke i kërkuar që rasti në fjalë të përfundonte me dënim.

Raportimi i Simmons ka ngjallur reagime të ashpra, sidomos nga Bashkimi Evropian, e konkretisht Gjermania.

Madje, ambasadori gjerman, Jorn Rohde është shprehur i mllefosur me faktin se pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë hapësirë Simmonsit që të raportojë për skandalet e pretenduara në EULEX.

Lajmi.net kishte publikuar të plotë raportin e Simmons para se ai të dëshmonte në Kuvendin e Kosovës, ku ndër të tjera përmendej edhe Gjykata Speciale, dërgimi i dosjeve në Serbi, udhëtimi i prokurorëve të EULEX-it në Serbi dhe çështje të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka…