I tha se është xheloze, Ana hedh thumba në rrjetet sociale: Sindi nuk e shikon fare…
Në puntatën e radhës të “Për’puthen” u dha takimi mes Sindit dhe Elvisit, të cilët u dukën mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Sindi nuk ia kurseu puthjet dhe përqafimet Elvisit, pasi ky i fundit e surprizoi me trëndafila blu.
Pas transmetimit të takimit nuk munguan as kunjat mes Elvit dhe Anës, që kanë pasur më herët disa takime romantike me njëri-tjetrin. Ana nuk ngurroi të komentonte, teksa Sindi e konsideroi xheloze.
“Ana flet nga smira, e ndjej, jam afër teje”, u shpreh Sindi, duke shtuar se në takimet e saj me të Elvisit është Ana ajo që komenton më shumë.
Por Ana nuk e pranoi një gjë të tillë. E ajo ka vijuar të hedhë thumba edhe në rrjetet sociale. Ana ka shkëputur një pjesë të shkurtër nga puntata e djeshme e programit, teksa ajo hidhte dhe priste batuta me Elvisin.
Në video ky i fundit dëgjohet t’i thotë Anës: “Po na u bashkove të presim, me këtë dashurinë, përputhjen”. Më pas dëgjohet Antonela që e pyet Sindin se si i shikon këto batuta mes dy konkurrentëve dhe përgjigjen në vend të saj e ka dhënë Ana.
“Nuk i shikon fare Sindi se e ka mendjen të zihet me mua”, ka shkruar ajo shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.