I thyhet depoja, Rogovasi kërkon t’i kthehet malli në të kundërtën do t’i publikojë pamjet e hajnave
Të enjten në mesnatë ka ndodhur një vjedhje e një marketi-depoje në fshatin Rogovë të Hasit. Sipas pronarit të kësaj depoje kjo është hera e katërt që po thuhet e po vidhet depoja e tij. Madje ai tani e ka edhe të siguruar me kamera, dhe zotohet që nëse hajnat nuk ia kthejnë mallit e vjedhur ai do t’i bëjë publik hajnat me fytyrë të zbuluar ashtu siç janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Ky është njoftimi i plotë i faqen zyrtare të fshatit Rogovë të cilët e citojnë pronarin e maketit të vjedhur:
Të nderuar bashkëvendës të Rogovës, kanë kaluar pothuajse 22 vite nga lufta e fundit në fshatin tonë kanë ndodhur me qindra raste të plaçkitjeve e vjedhjeve të ndryshme deri në masën e plaçkitjeve me armë zjarri. Janë vjedhur familje, janë thyer shtëpi e shumë biznese në Rogovë janë ballafaquar me këtë fenomen.
Në Market&Depo “Rilona” në Rogovë, për të katërtën herë është plaçkitur, rasti i fundit ka ndodhur me datë: 02.06.2022, në ora: 02:20 të pas mesnatës persona të panjohur kanë thyer pjesën e prapme të depos, ku nga kjo vjedhje janë bërë dëme materiale të konsiderueshme.
Pronari i depos në fjalë apelon tek këta persona që të kontaktojnë në afat prej 24 orësh. Nëse nuk lajmërohen këta persona dhe nuk kthehet materiali i vjedhur pronari në fjalë nëpërmjet faqes sonë do t’i publikoj të gjitha video incizimet e vjedhjes deri në detajet më të vogla.
Detyrimisht obligohemi!