I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Obrenoviqit, serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës
Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës, Dushan Obrenoviqit.
Avokati i tij, Predrak Miljkoviq, ka thënë se për këtë vendim do të ankohet në Gjykatën e Apelit- raporton “Kosovo Online”.
“Dje u mor vendimi për vazhdimin e paraburgimit te Dushan Obrenoviqit edhe për dy muaj. Do t’i drejtohem Gjykatës së Apelit dhe shpresoj që të vlerësojnë më mirë kushtet për mbrojtjen e tij nga liria’’, ka thënë Miljkoviqi.
“Njerëz që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me asgjë janë marrë në paraburgim. KFOR-i i mori ata njëzet minuta para se të fillonin trazirat. Ka regjistrime të kamerave vëzhguese, regjistrime mediatike për këtë. Dushan Obrenoviq ka ende gjurmë të dukshme të rrahjes. Ai ka plagë. Po flasim për gjërat që kanë ndodhur konkretisht në rastin e tij tre javë më parë’’, kishte thënë Paviçeviqi.