I vazhdohet paraburgimi Pjetër Shalës
23 janar 2024
| 11:48
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Pjetër Shalës t’i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.
Me vendimin e 19 janarit 2024, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt – Foglia, ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtjen e viktimave që nëse dëshirojnë t’i paraqesin parashtrimet e veta për shqyrtimin e radhës të paraburgimit, duhet ta bëjnë jo më vonë se më 5 mars të këtij viti.
Ky është shqyrtimi i 15-të i paraburgimit për të akuzuarin Shala.