I vdekuri nga Suhareka ka edhe katër anëtarë të infektuar

15 prill 2020 | 10:43

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për rastin e parë të vdekjes së një personi nga kjo komunë nga virusi COVID-19

Muharremaj në RTK ka thënë se për vdekjen e tij është informuar nga familjarët e të ndjerit.

“Jam informuar nga familja Bytyqi. Viktima është nga fshati Semetisht. Është 69 vjeç. Jemi në kontakt me familjen dhe jemi në përgatitje të varrimit. Në varrim do të marrin pjesë vetëm dy anëtarë të familjes”, ka thënë Muharremaj.

Ai ka njoftuar se familjarët i kanë konfirmuar po ashtu se i ndjeri kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore. Ai ka shtuar se nga familja e të ndjerit janë edhe katër anëtarë të tjerë të infektuar me virusin korona, por se gjendja e tyre është e mirë.

Muharremaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Suharekës t’i respektojnë masat e ndërmarra dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, duke kërkuar që të mos kenë panik pasi që, sipas Muharremajt, gjendja në Suharekë është stabile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të infektuarve në të gjithë botën nga virusi…