I vetmi nga AKR-ja, Behgjet Pacolli sërish në Kuvend

19 shkurt 2021 | 21:02

Behgjet Pacolli do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar këshilltari i tij Naim Murseli i cili ka thënë se Pacolli ka rritje të elektoratit.

“Votuesit e AKR-së vazhduan ti besojnë vizionit dhe programit të AKR-së duke i siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, z. Behgjet Pacolli është një nga pak udhëheqësit në këto zgjedhje me rritje të elektoratit”.

Behgjet Pacolli do të jetë përfaqësuesi i vetëm i AKR-së që garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me LDK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës i udhëhequr…