I vidhet çanta në QKUK, nëna kërkon t’i kthehen dokumentet e djalit i cili vuan nga leukemia
Blerina Boqollit nga qyteti i Pejës, mëngjesin e së enjtes i janë vjedhur pasaportat dhe të gjitha raportet mjekësore të djalit të saj, i cili vuan nga leukemia.
Boqolli përmes një shkrimi të shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët se nëse dikush i gjen dokumentet e djalit të saj, Ideal Boqollit të lajmërohet, sepse ai këtyre ditëve do të ketë kontroll në Turqi.
“Sot në mëngjes isha në QKUK pediatri, kontroll për djalin që e kam të sëmurë me leukemi, në parking në makinë mu vodhën dy çanta, njëra e imja e krahut, tjetra e laptopit në të cilën gjenden pasaportat tona dhe të gjitha analizat e dokumentet e mjekëve në Turqi, ku djali ka bërë transplantim të palcës kurrizore. Ju lutem shumë shumë për mjetet monetare që kanë qenë aty nuk jam ngushtë, vetëm nëse dikush i sheh rreth spitalit dokumentet në emër të Ideal Boqollit më lajmëroni. Se ai që ka marrë ka mendu se ka loptop në çantë e si duhen gjë, garant i hudh e nuk kanë rëndësi për të si për ne, më datën 20 janar tash kemi me dërgu në kontroll në Turqi me pasaporta me krejt gjendeshin në çanta, 043555300”, ka shkruar ajo në postimin të cilin e ka shpërndarë në grupin Familja dhe Shëndeti.
/Epoka e re/