I vihet flaka veturës së Policisë së Kosovës në veri
26 maj 2023
| 14:01
Tensionet në veri të Kosovës janë duke vazhduar. Një veturë e policisë është përfshirë nga flakët.
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.
Paraprakisht, policia ka njoftuar se është duke u asistuar kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe, që të gjithë shqiptarë janë betuar një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.