I vjedhin orën, gruaja ofron shpërblim nëse ia rikthejnë (FOTO)
06 shtator 2018
| 23:19
Në ditën e saj të dasmës, Nicola Jowett, 28 vjeç, mori një orë dhuratë prej bashkëshortit të saj të sëmurë nga kanceri.
Menjëherë pasi ata u martuan, Morgan vdiq.
Dy vjet pas vdekjes së tij, Nicola nga Cambridgeshire mbante në dorë orën që i ishte dhënë dhuratë. Kur i mbaruan bateritë, ajo e çoi në Glasgow për t’i vendosur një të re, por fatkeqësisht ajo humbi.
Nicola ka ofruar 1000 paund për këdo që mund t’i kthejë orën që për atë është një dhuratë sentimentale.
“Dyqani ku e çova për ta rregulluar me tha që ora ishte vjedhur dhe më ofruan një tjetër, por unë nuk dua. Ata nuk e dinë se sa shumë do të thotë ajo orë për mua. Mund të gjejnë 10 mijë ora të tjerë, por asgjë nuk ndryshon tek unë” , tha ajo.