I vodhën pesë vetura, arrestohen dy persona në Gjakovë

08 shkurt 2024 | 10:19

Dy persona janë arrestuar nga policia për vjedhjen e pesë veturave, një Ford Fokus, një Golf 5 dhe tre Golf 2-sha.

Rasti ka ndodhur në fshatin Cermjan të Gjakovës.

Sipas policisë, pronarët kanë deklaruar se veturat kanë qenë të parkuar dhe në të gjitha rastet çelësat i kishin lënë brenda.

Njësitet policore menjëherë ju kanë përgjigjur rasteve dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur t’i gjejnë, të braktisura, pesë veturat e raportuara të vjedhura.

“Puna operative dhe hetimore ka vazhduar në drejtim të identifikimit dhe arrestimi të të dyshuarve të përfshirë në rastet e raportuara, kështu që rreth orës 02:20 të datës 08.02.2024, janë identifikuar dy të dyshuar. Të njëjtit dyshohet se fillimisht kanë shkaktuar vetë-aksident me njërën nga veturat e vjedhura dhe pastaj e kanë braktisur atë. Dy të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimin se janë të përfshirë në rastet e vjedhjes së veturave dhe me vendim të prokurori të shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë edhe veprimet hetimore), janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve…