I vodhën rreth 9 milionë euro bizhuteri, hajduti rrëfen ngjarjen e bujshme: Kim Kardashian nuk…
“Unë grabita Kim Kardashian”. Ky është titulli i librit të 67-vjeçarit, i cili pritet që të dalë në gjyq për vjedhjen spektakolare të Kim Kardashian. Kjo vjedhje ndodhi në vitin 2016 në Francë dhe u cilësua si më e madhja e kryer ndaj një individi përgjatë dy dekadave.
Në librin e tij, Yunice Abbas, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që bëri bujë në mbarë botën, si dhe nuk ka lënë pa treguar edhe detaje nga jeta e tij personale.
67-vjeçari është një nga 12 të arrestuarit për vjedhjen e bizhuterive të femrës më seksi, teksa kjo e fundit gjendej në një rezidencë luksoze në Paris. Ajo do të merrte pjesë në “Fashion Week”.
Lidhur me grabitjen, Abbas ka thënë se “gjithçka shkoi mirë. Gjithashtu kuptohet se ai as nuk e ka në plan që të kundërshtojë akuzat kundër tij në gjyq, që pritet të zhvillohet këtë vit.
Ndërkohë kujtojmë se nga kjo grabitje ishin rreth 9 milionë euro, ku shumica e sendeve personale të Kim nuk u gjetën asnjëherë. Policia mundi të shpëtonte vetëm një kryq të mbështjellë me diamant, të cilit Abbas-it i ra gjatë çasteve të arratisë me biçikletë.
67-vjeçari ka treguar se e gjithë ngjarja u zhvillua shpejt dhe përfundoi pa asnjë problem. “Mbaruam punë shpejt, ndoshta pesë, gjashtë, shtatë minuta. Kim dorëzoi bizhuteritë pa rezistencë”, tha ai.
Por ai ishte i fundit që u largua nga vendi i krimit dhe teksa doli jashtë, e gjeti veten ballë për ballë me një patrullë policie.
“Po mbyllja derën dhe ata më panë, kështu që dhashë një shenjë të vogël, si një përshëndetje,” tha ai, i cili shtoi: “Dukesha i qetë, të paktën u përpoqa dhe funksionoi”.
Pasi kaloi 22 muaj pas hekurave, një gjyqtar e liroi atë për arsye shëndetësore dhe Abbas tanimë shpreson që juria të tregohet bujare me të, pasi ai i është nënshtruar një operacioni në zemër.