I vodhi targat e veturës, arrestohet gjakovari
20 mars 2022
| 09:47
Një i dyshuar është arrestuar në Gjakovë pasi ia kishte vjedhur një personi targat e veturës.
Në raportin e policisë thuhet se, sipas deklarimit të të dyshuarit, targat i kishte marrë në këmbim të një borxhi që i kishte pronarit të veturës.
Targat i janë kthyer pronarit dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.