I vrari në Runik të Skenderajt është djali i pronarit të kafeterisë
10 gusht 2023
| 11:23
Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një incidenti me armë që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, mesnatën e së mërkurës.
Si pasojë dyshohet se dy persona të maskuar kishin hyrë në kafeteri dhe kishin gjuajtur.
I vdekur ka mbetur 39-vjeçari N.L.
“Klan Kosova” merr vesh se viktima është djali i pronarit të lokalit.
Si pasojë e plagëve të marra, tre persona po trajtohen në QKUK.