![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7951-512x300-1.jpeg)
I vrari në Skenderaj ishte nip i Hysni Gucatit: Qofsh i xhehnetit, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë
Një rast i rëndë ndodhi sot në Skenderaj, ku një person u ekzekutua me armë zjarri, për motive akoma të panjohura. Viktima Ismet Ibishi mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa tashmë janë identifikuar dy persona të dyshuar, njëri prej të cilëve është Hisni Ibishi.
Ismet Ibishi, personi që mbeti i vrarë me armë zjarri në një lokal në Skenderaj është nip i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Hysni Gucatit.
Kështu ka njoftuar vetë Gucati, duke u shprehur i prekur thellë nga vdekja e Ismet Ibishit.
“Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
“Nipi ynë Ismet, lajmi për vdekjen tënde na preku thellë të gjithë, u largove nga kjo botë në vitet e tua më të mira, ishe ai djali energjik, për të gjithë gjeje kohë, humori yt ishte briliant, kështu si të njohem do të mbajmë mend për atë djalin më humorin më të mirë dhe më një zemër të pastër.
Ngushëllime Familjes Ibishi, qofsh banor i xhenetit nip”.