“I vuri flakën gjithçkaje” – dalin detaje të reja: Kosovari në Zvicër qëlloi disa herë gruan në vendin e punës dhe më pas v*au veten

12 prill 2025 | 17:42

Dy persona janë gjetur të vdekur në rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga zjarri në Epagny të Zvicrës.

Viktimat u identifikuan më vonë.

Ata janë një çift me origjinë kosovare, përkatësisht një burrë 41-vjeçar dhe një grua 39-vjeçare.

Sipas gjetjeve të 48 orëve të fundit, burri i armatosur me pushkë është shfaqur në vendin e punës së gruas së tij ku ajo punonte si mirëmbajtëse.

Pasi ka hyrë në banesë, ka qëlluar disa herë gruan e tij para se ta qëllojë veten, raportojnë mediat atje.

Për shkakun e zjarrit, hetimet janë ende në vijim.

Gjithashtu u konfirmua se autori i dyshuar ishte ish-punonjës i kompanisë fqinje – por ky aspekt nuk ka të bëjë me këtë rast.

Çifti kishin pasur probleme të vazhdueshme.

Prokurori i Përgjithshëm konfirmoi se procedimet për dhunën në familje ishin në pritje që nga shtatori 2024 dhe se burri ishte ndaluar nga 18 shtatori deri më 5 dhjetor 2024 , përpara se të lirohej në disa kushte, duke përfshirë një urdhër ndalimi, mbështetje terapeutike për të përballuar dhunën dhe ndihmë me kusht.

Hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- diplomatja Edita Tahiri ka zbuluar disa nga bisedat më…