I zhdukur qe dy ditë, gjendet 24-vjeçari nga Shtimja

04 qershor 2023 | 16:22

24-vjeçari nga komuna e Shtimes i cili ishte zhdukur tash e sa ditë është gjetur sot gjatë ditës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media, ndërsa është bërë e ditur se 24-vjeçari është gjetur para një ore.

Në komunikatën e lëshuar për media, policia njofton se policia në bashkëpunim me banorët e zonës dhe Shoqatën e Kërkim Shpëtimit kanë arritur ta gjejnë personin në fjalë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA:

Përfundon kërkimi i personit të zhdukur në Shtimja

Me datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informacion për një rast të një personi të zhdukur nga Shtimja.

Bëhej fjalë për personin, AGON HYSEN MISINI i lindur me 12.12.1999, me banim në rrugën “Tahir Sinani” komuna Shtime.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Ndërsa, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes, e më pas nga policia fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj i falënderon qytetarët për angazhimin, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët gjetën personin e zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka…