I zhgënjyer në qeverinë, deputeti i komunitetit egjiptian u shkruan ambasadave

16 prill 2020 | 08:34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, me një letër u ka kërkuar ndihmë ambasadave të akredituara në Kosovë dhe organizatave vendore që ta ndihmojnë komunitetin egjiptian, i cili, sipas tij, po përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

Ai kritikon qeverinë në detyrë, e cila, sipas tij, nuk po i merr parasysh kërkesat e kë tij komuniteti.

Letra e deputetit Berisha:

Te nderuar përfaqësues te mediave,

Me lejoni te ndaj me ju kërkesën drejtuar ambasadave te cilat veprojnë ne Kosove, organizatave ndërkombëtare dhe organizatave vendore me c’rast kam kerkuar qe ne afat te shpejte dhe konkret te ndihmohet komuniteti Egjiptian te cilin une e përfaqësoj ne Kuvendin e Kosovës e i cili po ballafaqohet me vështirësi te mëdha socio-ekonomike dhe po ben lufte per mbijetese ne këtë kohe pandemie ne Kosove.

Vendosa per te ju drejtuar te lartpërmendurve pas qe tani me po behen 1 muaj insistim nga ne qe komuniteti Egjiptian te pranoj ndihme per mbijetes nga Qeveria e Republikes se Kosoves por kjo deri me tani nuk po nodh dhe ne as zyrtarisht nuk po marim pergjigje ndaj kerkesave tona nga zyra e kryeminstrit .

Per me teper e gjeni te bashkangjitur shkresen drejtuar sot ambasadave dhe organizatave nderkombetare dhe vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja që zbuloi koronavirusin e parë njerëzor ishte vajza e…