I zuri duke luajtur bixhoz, i arrestoi dhe i liroi
13 maj 2020
| 10:48
Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona në rrugën “Liman Reka” në Ferizaj. Të dyshuarit janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz. Njësiti policor ka sekuestruar letra bixhozi dhe disa zhetonë bixhozi.
Të dyshuarit janë sjell në stacion policor dhe, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime nga njësitë policore.
(B. D.: ‘Epoka e re’)