Ia falsifikoi fotografinë, Ganimete Musliu paraqet rast në polici ndaj anëtarit të GUXO-s

09 dhjetor 2024 | 16:33

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka paraqitur një rast në polici ndaj anëtarit të Listës GUXO, Luan Gacaferit.

Musliu po e akuzon Gacaferin se ia ka falsifikuar një fotografi të saj në protestën “Jo në emrin tim”.

“Ashtu siç kam premtuar, sot e paraqita në polici rastin e falsifikimit të fotografive të mia nga anëtari i Partisë Guxo, Luan Gacaferi, i cili përmes propagandës  së tij tenton të nxisë urrejtje dhe të njollos emrin tim”, ka bërë njoftuar  Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një akt i paprecedent ka ndodhur sot gjatë ditës në…