Ia huq prokuroria, Fitim Geci ishte ushtar i UÇK-së
16 shtator 2018
| 22:37
Fitim Geci nga fshati Llaushë i Komunës së Skenderajt ka qenë pjesë e Brigadës 112 Arben Haliti, por çuditërisht figuron në listën e prokurorisë kinse si veteran i “rremë”.
Geci për ta dëshmuar të kundërtën e asaj çfarë është publikuar të dielën në medie, ka postuar një foto nga lufta duke i prirë radhëve të UÇK-së në Drenicë.
“Çfarë prokurori ka në Kosovën tonë që i qesin emrat e veteranëve të vërtet si veteranë kinse të rremë. Kjo foto është dëshmi e Fitim Gecit”, ka shkruar Geci në llogarinë e vet në “Facebook”.