
Ia komentuan shumë orën e ‘shtrenjtë’, Rron Gjinovci ka disa fjalë për këtë
Komentatori politik, Rron Gjinovci, e ka sqarua se çfarë ore mbanë në dorë, ndërsa ka thënë se për faktin që ora duket e shtrenjtë është për faktin se e ka zgjedh me kujdes, e jo pse ka çmim të lartë, shkruan Gazeta Metro.
Tutje Gjinovci ka filluar të tallet me ata që po ia komentojnë orën e shtrenjtë gjoja që e ka në dorë.
Postimi i plotë i Gjinovcit:
“Shpesh po më ndodh njerëzit me ma komentu orën. Po aludojnë që kjo është naj orë e shtrejtë e që unë e pasna bo këtë “orë të shtrejtë” në ndonji mënyrë të dyshimtë. Niher m’pat ndodhë në studio televizive njoni me ma bo “ty s’ta ninë për varfërinë se kqyre çfarë ore të shtrejtë ki”. Kjo orë osht G Shock, konsiderohet e lirë (jena tu folë për rreth 150 Euro), e lirë në krahasim me Rolex-a e ku ta di unë, që kushtojnë ka 50 mijë. Unë kur e pash në dyqan mu dok interesant se ke rose gold (ari i pembe), rrypa t’gomës, më konvenojke se edhe e përdori në fitnes meqë rrypat lejojnë fleksibilitet edhe doket OK me tesha serioze. Fakti që kjo doket e shtrejtë nuk është për shkak se ka kushtu shumë, por sepse u zgjedhë me kujdes.
Falemnderit për mirëkuptim!
Rezbegdeh!”