Ia kris armës pasi e dashura pranoi të martohet me të, policia i shkon te dera

10 prill 2023 | 08:10

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur të dielën në lagjen Sofali në Prishtinë. Këtë herë, një 26-vjeçar përfundoi në Polici pasi dikush e denoncoi për të shtëna me armë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se si rezultat i raportimit të rastit, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur të riun, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë me gaz pasi kishte një “festë”.

Sinjali mëson se arsyeja e gjuajtjes me armë, sipas të dyshuarit, ka qenë vendimi i të dashurës së tij për t’u martuar me të. Pranimi i propozimit për të kurorëzuar dashurinë e ka shtyrë të riun pa një pa dy që ta shkrep armën në shtëpinë e tij.

Arma që dyshohet se e ka mbajtur pa autorizim është sekuestruar nga ana e Policisë, së bashku me dhjetëra fishekë, kurse i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij,  Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Arjola Shehu ka treguar se është përndjekur nga një…